18/11/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Ylli në formë të lartë

Golden Eagle Ylli vazhdon në formë të lartë, ku regjistroi fitoren e katërt radhazi. Therandasit kanë mundur Istogun me rezultat 53:89 (8:17, 18:27, 13:26, 14:19), në sfidën që u zhvillua në Therandë.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë bindshëm 8:17, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 26:44.

Ish-kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku nuk lejuan që istogasit të afrohen në rezultat, përkundrazi e ngritën dhe fituan 53:89.

Te Istogu, Matthew Lang kishte 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Jalen Nesbitt me 22 pikë e 11 kërcime.

Istogu ka një fitore e tetë humbje, kurse Ylli pesë fitore e katër humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: