20/11/2023 LIGA E DYTE E MESHKUJVE LINDJE

KEK-u fiton kundër Grapeland

Java e tetë e Ligës së Dytë të Meshkujve solli disa ndeshje interesante.

Takimi kryesor u zhvillua mes KEK-ut dhe Grapeland, ku fitore shënoi KEK-u me rezultat 93:87. Tashmë të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e tri humbje, duke e bërë shumë interesante Ligën e Dytë të Meshkujve.

Sfera ka mundur Llapin me rezultat 108:73. Skuadra nga Skënderaj ka gjashtë fitore e një humbje, kurse ajo llapjane ka një fitore e gjashtë humbje.

Gjakova po vazhdon me formë të mirë, ku kësaj radhe ka mundur Lipjanin me rezultat 99:52. Skuadra nga Gjakova ka gjashtë fitore e dy humbje, derisa ajo lipjanase numëron shtatë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

 

Java 8-Liga e Dytë e Meshkujve

KEKu - Grapeland                     93:87

Sfera - Llapi                                108:73

Gjakova - Lipjani                        99:52

Happy Dukagjini - Kaçaniku    (0:20)




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: