Xhiro e shtatë e Superligëss ë Femra solli tri ndeshje mjaft interesante.
Kjo xhiro u hap me derbin lokal KBF Peja 03- KBF Penza i cili përfundoi në të mirë të vajzave Peja 03 me rezultat 86:52.
Për fitoren e Peja 03 më meritoret ishin Saranda Daci me me 13 pikë, 17 kërcime dhe 11 asistime kurse Taylor Jones shtoi edhe 27 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.
Bashkimi triumfoi ndaj United Basketball me rezultat 45:86 më të mirat e Bashkimin ishin Sarah Mgbeike me 22 pikë dhe 14 kërcime e cila u ndihmua nga Benally Analyss me 16 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.
Prishtina-Trepça mbylli xhiron e shtatë ku prishtinaset triumfuan me rezultat 67:51. Për fitoren e Prishtinës më meritorja ishte Asianae Johnson e cila kontribuoi me 22 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.