22/11/2023 FBK

Trepça përfundon garat evropiane me fitore

Trepça ka përfunduar garat në grupet e FIBA Europe Cup me fitore, duke mundur me Gravelines Dunkerque 76:68 (27:14, 9:14, 19:17, 21:23).

“Xehetarët” përfunduan grupet me një fitore e tri humbje në paraqitje e tyre të parë në garat e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan çerekun e parë 27:14. Në periudhën e dytë vendasit kishin një rënie, që e shfrytëzuan mysafirët dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:28.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, sidoqoftë, fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ruajtën epërsinë dhe menaxhuan lojën, për të triumfuar në fund 76:68.

Darnell Edge ishte më i dalluari te mitrovicasit me 23 pikë e gjashtë asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: