Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës.
Mbledhja do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, derisa për të parin e basketbollit të Kosovës kjo është mbledhja e radhës që është pjesëmarrës.
Kujtojmë që në maj, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës, një sukses i madh jo vetëm për basketbollin e Kosovës, por sportin e Kosovës.
Në këtë mbledhje do të vendoset se ku do të organizohen Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja, si dhe FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla te femrat.
Kosova do të marrë pjesë me U20 te meshkujt dhe U18 te femrat dhe meshkujt, si dhe me U16 në të dyja konkurrencat.