24/11/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Bashkimi shënon fitore në shtëpi

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Peja 03 me rezultat 96:74 (27:14,26:24,23:13,20:23).

Bashkimi e filloi në mënyrën më të mirë të mundshme çerekun e parë ku pati paraqitje të shkëlqyeshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, për 10 minuta Bashkimi shënoi 27 pikë kurse Peja 03 vetëm 14.

Më e barabartë ishte perioda e dytë, ku përfundoi me rezultat 26:24. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të përgjithshëm 53:38 në favor të vajzave nga Prizreni.

Edhe në çereku e tretë Bashkimi pati dominim total duke shënuar 23 pikë e pranuar vetëm 13.

10 minutat e fundit i takuan Peja 03 e cila u mundua ta rikthej ndeshjen duke shënuar 23 kurse Bashkimi në çerekun e fundit shënoi vetëm 20.

Më të mirat tek Bashkimi ishte Sarah Mgbeike me 26 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime e cila u ndihmua nga Arbnore Përçuku e cila shtoi edhe 22 pikë, 3 kërcime dhe 10 asistime.

Kurse tek më e dalluar tek Peja 03 ishte Taylor Jones me 30 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: