24/11/2023 FBK

Kosova me 5 kombëtare të reja në garat evropiane për vitin 2024

Sot Bordi i FIBA Evropës ka vendosur se ku do të organizohen kampionatet për grupmosha të reja, si dhe për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te meshkujt dhe femrat.

Në mbledhjen, ku mori pjesë edhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu si anëtar i Bordit, u vendos që Kosova të jetë organizatore për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te femrat, si dhe Kampionatin Evropian, Divizioni C për femra U18. Ky kampionat do të organizohet nga 23 deri më 28 korrik.

Kosova do të marrë pjesë me U20 te meshkujt në Divizionin B, që zhvillohet në Rumani nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova me U18 meshkujt do të garojë në Divizionin B, që zhvillohet në Maqedoninë Veriore, nga 26 korriku deri më 4 gusht.

Kosova U16 meshkujt do të luajë në Durrës të Shqipërisë, në Divizionin C nga 9 deri më 14 korrik

Kosova U16 te femrat do të garojë në Divizionin B, ku Turqia pritet të konfirmohet si organizatore, nga 15 deri më 24 gusht.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: