Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci ka përfunduar me sukses FIBA Players Mentorship Program.
Rraci, këtë Program e ka ndjekur përmes ligjëratave online, të cilat janë zhvilluar gjatë muajit Tetor 2022 dhe muajit Mars 2023. Për ta përfunduar këtë Program duhet kompletuar të gjitha fazat, siç janë: Athlete Lifestyle Mentor Certificate, FIBA Off - Court Guide, Individual Assignment.
Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat e kërkuara dhe në fund ka diplomuar me sukses.
Ligjërues të këtij programi ishin: Javier Deshayes, Leila Boujnah, Emily Cortigny dhe Kelly Jones.
FIBA Players’ Mentorship Program është program i cili ofron ndihmë ndaj sportistëve të cilët kalojnë nëpër periudha të ndryshme gjatë karrierës se tyre, në theks të veçantë këshillimi i lojtarëve, të cilët duan të zhvillojnë karrierë të dyfishtë. Shumë sportistë krahas zhvillimit të karrierës së tyre sportive, shumë shpesh shikojnë mundësi të tjera të shkollimit ne programe të ndryshme universitare. Roli i mentorit në këto raste është që të evidentoj nevojat e sportistëve dhe t’i këshilloj ata rreth hapave që duhet të marrin, por asnjëherë të vendosin për ta.