Të mërkurën mbrëma u zhvilluan dy ndeshjet e mbetura të xhiros së nëntë të Prince Caffe Superligës.
Proton Cable Prizreni fitoi pas vazhdimeve në Pejë, ku dukshëm më i miri ishte Ty Cockfield me 34 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke pasur indeksin e lojës 47, apo më të lartin e kësaj xhiro, si dhe njërin nga më të lartët në këtë edicion.
Në xhiron e nëntë Vëllaznimi kishte mundur Bashkimin, ku sërish më i miri te kuqezinjtë ishte Sammuel Sessoms me 24 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime.
Po në xhiron e nëntë, Golden Eagle Ylli kishte mundur Istogun, ku ishte dalluar Jalen Nesbitt me 22 pikë dhe 11 kërcime e 2 asistime.
Trepça triumfon në derbin e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, ku më të mirët ishin dyshja Mikaile Tmusiq dhe Erjon Kastrati.
Tmusiq e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, kurse Kastrati u rikthye në formë, ku ndaj prishtinasve kishte 14 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Ty Cockfield (Proton Cable Prizreni) 34 pikë, 13 kërcime, 9 asistime, 47 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 33 indeksi
Sammuel Sessoms (Vëllaznimi) 24 pikë, 5 kërcime, 10 asistime, 31 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 19 indeksi
Erjon Kastrati (Trepça) 14 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 16 indeksi