02/12/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Peja 03 shënon fitore bindëse ndaj United Basketball

Peja 03 ka fituar në shtëpi ndaj United Basketball me shifra 95:53 (17:9,29:17,19:7,30:20).

Skuadra nga Peja pati dominim të plotë nga fillimi deri në fund. 10 minuta e parë u mbyll me shifra 17:9, kurse periudha e dytë 29:17.

Peja 03 pati epërsi prej 20 pikësh pas pjesës së parë ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 46:26.

Në çerekun e tretë loja e United Basketball pati edhe më shumë rënie, Peja 03 shënoi 19 pikë kurse United Basketball vetëm 7 pikë.

Edhe pjesa e fundit i takoi skuadrës nikoqire ku shënoi 30 pikë kurse pranoi 20.

Tek Peja 03 më të mirat ishte Saranda Daci me 26 pikë, 12 kërcime, 7 asistime dhe Taylor Jones 25 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime.

Kurse tek United Basketball më e dalluar ishte Alyn Sankar shënoi 17 pikë e pati 15 kërcime.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: