10/12/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Prishtina rikthehet tek fitoret

Prishtina ka triumfuar ndaj United Basketball 52:76 (13:28,14:13,9:22,15:14).

Në fillim u pa lojë e barabartë, rezultati i minutave të parë ishte 7:7 kurse nga ky rezultat Prishtina tregoi fuqinë e saj duke arritur që për 10 minuta të shënoj 28 pikë e United Basketball arriti vetëm 13.

Në çerekun e dytë United Basketball arriti të shënoj një pikë më shumë se mysafiret 14:13. Rezultati i pjesës së parë 27:40 në favorin e Prishtinës.

Në periudhën e tret Prishtina pati seri fantastike duke arritur që të krijoj shkëputje të rezultatit duke shënuar 22 pikë e pranuar vetëm 9.

Në 10 minutat e fundit vajzat e United Basketball ngushtuan epërsinë dhe shënuan 15 pikë ndërsa Prishtina 14. Ndeshja u mbyll 52:76 për ta regjistruar fitoren e nëntë Prishtina kurse United Basketball humbjen e 10-t.

Tek Prishtina u dallua Asianae Johnson  me 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime e cila u ndihmua nga Jade Williams me 19 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime.

Kurse më e mira tek United Basketball ishte Anesa Koqa me 7 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: