11/12/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Më të dalluarat e xhiros së 10

Në kuadër të xhiros së 10 në Superligen e Femrave janë zhvilluar tri ndeshje mjaftë interesante.

Ndeshja e parë ishte derbi i vjetër mes Bashkimit dhe Penzes e ku triumfuan vajzat nga Prizreni me rezultat 87:55.
Më të dalluarat e fitores së nëntë për Bashkimin ishin dyshja Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku.

Mgbeike pati efikasitet me 34 pikë të shënuar, 12 kërcime dhe 1 asistim ndërsa, Përquku shtoi edhe 15 pikë, 3 kërcime dhe 12 asistime.

Fitore të shtunën arriti edhe Peja 03 ndaj Trepçës me shifra 65:75, Saranda Daci dhe Taylor Jones ishin më të mirat e kësaj ndeshje.

Me indeks të njëjtë 25, Saranda shënoi 15 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime ndërsa Jones kontribuoi edhe me 29 pikë, 13 kërcime dhe 3 asistime.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro u zhvillua në Gjilan në mes United Basketball dhe Prishtinës, ku Prishtina shënoi fitore të lehtë.

Më e mira e kësaj ndeshje ishte Asianae Johnson me 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: