Ka përfunduar edhe java e 11 në Superligë e Femrave, pas afatit kalimtar skuadrat kanë bërë disa ndryshime në përbërjet e tyre.
Vëmendja e kësaj xhiro u bartë në Pejë për derbin Peja 03-Prishtina e ku triumfuan vajzat nga Prishtina me shifra 73:84.
Dy lojtarët më të dalluara në këtë ndeshje ishin qendra Jade Williams dhe lojtarja fundore Marigona Rushtit. Williams pati efikasitet prej 21 pikësh, 17 kërcime e 6 asistime ndërsa Rushiti 12 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.
Ndeshja e dytë e vlershme për javën e 11 ishte ajo në mes rivaleve të vjetra Bashkimit e Trepçës, ku fitore shënuan vajzat nga Prizreni 84:67.
Dyshja e zakonshme Sarah Mgbeike e Arbnore Përçuku patën paraqitje të shkëlqyeshme. Mgebeike kontribuoi me 14 pikë, 14 kërcime dhe 1 asistim ndërsa Pëçuku me 17 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.
United Basketball e Penza ishte Ndeshja e fundit e kësaj xhiro. Penza arrit të shënoj fitore në Gjilan me rezultat 58:66.
Saranda Daci debutoi me super performance duke arritur të shënoj 22 pikë, 21 kërcime e 2 asistime.