22/12/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Peja 03 triumfon edhe një herë në derbin pejan

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj Penzes me rezultat 78:109 (18:25,13:23,20:27,27:34).

Në vazhdimësi vajzat e Peja 03 patën në kontroll ndeshjen, gjatë pjesës së parë u bë lojë më e barabartë por skuadra mysafire u tregua më e koncentruar për ta mbyllur edicionin vjeshtor me fitore.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të përgjithshëm 31:48.

Epërsia për Peja 03 u thellua edhe më shumë në dy periudhat e fundit, ku Penza pati pak mundësi për shënim.

Tek Peja 03 u dalluan Taylor Jones me 23 pikë, 10 kërcime e 9 asistime kurse Zërina Shatri pati efikasitet prej 19 pikësh, 12 kërcime e 3 asistime.

Kurse për Penzen më së shumti kontribuoi Peevy Lucia Elise me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: