25/12/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Faleminderit për një gala natë në Laureatët e Vitit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë kontribuuesit dhe pjesëmarrësit për gala natën “Laureatët e Vitit” 2023.

Në këtë mbrëmje u nderuan më të mirët e vitit 2023 në basketbollin e Kosovës, si dhe ata që kanë kontribuar në sportin tonë të dashur.

Mbrëmja e spektaklit mblodhi më shumë se 200 mysafirë, duke e bërë mbrëmjen sa më speciale.

Falënderim i madh shkon për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që gjithmonë mbështet aktivitetet e Federatës së Basketbollit të Kosovës, sponsorin gjeneral: Bankën TEB, si dhe sponsorët tjerë: Art Motion, Kujtesa, Albi Mall, Automita, Tre Pharm, Stobi Flips Kosova dhe Ujë Rugove, që gjithmonë janë pranë ngjarjeve të basketbollit të Kosovës dhe janë jetik me ndihmën e tyre për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon të gjithë donatorët, partnerët dhe vullnetarët që punuan në këtë event, që të jetë sa më special.

FBK falënderon Shigi Studio dhe Compact LED, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e mysafirët e këtij eventi.

Një falënderim special për të gjithë ata që fituan çmime, duke ju dëshiruar suksese për të ardhmen.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: