Udhëtimin e vazhduam në Mitrovicë në Qendrën e Fëmijëve me Sindrome Down kësaj here në bashkëpunim me KB Trepça, KBF Trepça dhe sponsorin Vitaminka.Bashkë me ne ishin Valdrin Haxhiu, Blerta Mehana, Erjon Kastrati, Arta Mustafa, Dardan Kapiti si dhe trajneri Kemajl Muja.
Dashuria, mirësia dhe paqja ishin karakteristikat më të theksuara që hasëm në ketë qendër.
Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon përzemërsisht të gjithë palët e përfshira në këtë aktivitet e veçanërisht Drejtoreshën e Sportit në Mitrovicë, Valdete Idrizin.