08/01/2024 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Tshimanga i Trepçës, MVP i javës

Në një dramë të vërtetë Trepça mundi Sigal Prishtinën, duke fituar derbin e kësaj xhiro.

Pikërisht nga ky derbi vjen edhe MVP i javës së 16-të. Jordy Tshimanga i vendasve ishte më i dalluari në parket me dyshifror të dyfishtë, 20 pikë e 15 kërcime, duke u zgjedhur për herë të parë më i miri i javës në këtë edicion.

Ai u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 17 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Justin Davis i Pejës zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe, kësaj radhe ndaj Proton Cable Prizrenit, duke e mbyllur ndeshjen me 30 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.

Golden Eagle Ylli mundi Istogun, kurse më i dalluari te therandasit ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit, kurse te prizrenasit më i miri ishte Erik Copes me 23 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Top 5

Jordy Tshimanga (Trepça) 20 pikë, 15 kërcime, / asistime, 34 indeksi

Justin Davis (Peja) 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 41 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 26 indeksi

Erik Copes (Bashkimi) 23 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: