09/01/2024 SUPERLIGA E FEMRAVE

United Basketball shënon fitoren e parë Superliga Femrat

United Basketball ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 64:47 (20:9,14:10,14:11,16:17).

Vajzat gjilanase e filluan më mirë ndeshje duke arritur që ne pjesën e parë të lojës të arrin të krijojnë epërsi prej 15 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 34:19.

Të vëmendshme në parket United Basketball arriti që edhe në vazhdimësi ta ruaj epërsinë e krijuar në çerekun e tretë mysafiret shënojnë 14 pikë kurse Trepça vetëm 11.

Lojë e baraspeshuar u pa në çerekun e fundit por Trepça në këtë periudhë ishte e saktë për një pikë më shumë por kjo nuk mjaftoi që të shënonin fitore sot në Gjilan. Për UnitedBasketball kjo ishte fitorja  e parë këtë edicion pas 13 ndeshjeve.

 

Për United Basketball u dalluan Anes Korqa me 11 pikë, 8 kërcime e 2 asistime si dhe Brikena Rexhepi me 6 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim kurse tek mysafiret kontributin më të madh e pati Jessica Wilson me 9 pikë e 8 kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: