Fundjava pritet të sjellë ndeshje shumë interesante në Prince Caffe Superligë.
Java e 17-të do të dhurojë spektakël, pasi ndeshen vendi i tretë me katërtin dhe i dyti me të parin, apo kampioni me nënkampionin.
Kjo xhiro do të hapet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e gjashtë humbje, andaj do të jetë një ndeshje shumë interesante, ku të dy skuadrat synojnë fitoren për tu renditur në vendin e tretë, ndërkohë që kanë synime të mëdha në këtë edicion.
Edhe më interesante pritet sfida mes Pejës dhe Trepçës, vendit të dytë në renditje me 12 fitore e katër humbje dhe vendit të parë me 14 fitore e dy humbje. Këto dy skuadra u përballen në finalen e “Play-off”-it, ku verdhezinjtë ishin më të mirë 3:2 dhe u shpallën kampionë, derisa ‘Xehetarët’ i mundën në finalen e Superkupës. Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës. Peja kishte fituar 90:82, kurse Trepça fitoi 91:71.
Të dielën Vëllaznimi do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku fitorja është shumë e vlefshme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje, andaj sfida është shumë e rëndësishme.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit. Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 17
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli
19:00 Peja - Trepça
E diel
17:00 Vëllaznimi - Proton Cable Prizreni
19:00 Istogu - Bashkimi