Edhe kjo fundjavë solli super ndeshje në Superliga Femrat. Vëmendja kryesore ishte në Prizren, ku Prishina arriti që të triumfoj ndaj Bashkimit me rezultat 66:79.
Për Prishtinën Asianae Johnson dhe Elektra Zykaj ishin më meritoret për fitore në derbin e javës së 14.
Johson pati efikasitet prej 26 pikësh, 5 kërcime dhe 7 asistime ndërsa Zykaj shtoi edhe 22 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.
Ndeshje tjetër interesante u zhvillua edhe në Mitrovicë, Penza arriti të fitoj ndaj Trepçës për herë të parë këtë edicion me rezultat të përgjithshëm 65:84.
Saranda Daci me 25 pikë, 13 kërcime e 11 asistime si dhe Anita Grainca me 19 pikë e 9 kërcime ishin më meritoret për fitoren e Penzes.
Fitore shënoj edhe Peja 03 në Gjilan ndaj UnitedBasketball me rezultat 48:84, më e dalluara tek Peja 03 ishte Zërina Shatri me 12 pikë, 11 kërcime e 1 asistim.