Të enjten dhe të premten zhvillohet xhiroja e 17-të në Ligën e Parë të Meshkujve.
Dueli kryesor i kësaj xhiro është New Basket – Kosovari. Skuadra prizrenase ka nëntë fitore e katër humbje, derisa Kosovari nga Bardhi i Madh numëron tetë fitore e katër humbje, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante për vendin e dytë.
Bora, që është në vendin e parë me 12 fitore në po aq ndeshje, njëkohësisht e vetmja pa humbje, do të sfidohet nga Borea, ku skuadra pejane ka gjashtë fitore e shtat humbje.
Përballja e fundit do të jetë ndërmjet Gjakovës së Re dhe Vushtrrisë. Skuadra nga Gjakova ka 12 humbje në 12 ndeshje, kurse ajo vushtrriase ka tetë fitore e katër humbje.
Liga e Parë e Meshkujve – Java 17
E enjte
21:00 New Basket - Kosovari
E premte
19:00 Borea - Bora
21:00 Gjakova e Re - Vushtrria