26/01/2024 FBK

Lansohet Programi “Sport në Shkolla”

Sot, zyrtarisht është lansuar Programi “Sport në Shkolla”.

Lansimi është bërë në ShFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë, ku kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe shumë të ftuar specialë tjerë.

“Sporti dhe aktiviteti fizik janë baza e shëndetit, platformë e edukimit, ushqim për mendjen, qendër e rutinës dhe faktor shumë i rëndësishëm i mirëqenies së përgjithshme shoqërore”, është shprehur ndër të tjera Kurti në ceremoninë hapëse.

"Sporti në Shkolla", është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij programi është Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.

Programi “Sporti në Shkolla” është një iniciativë shtetërore që sjell së bashku edukimin, sportin dhe shëndetin për të ndërtuar një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës.

Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Shahut të Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: