07/03/2024 FBK

Fillon vizita në Shkollat, ku po zhvillohet Programi “Sport në Shkolla”

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë filluar me vizita në shkolla, ku po zhvillohet Programi “Sport në Shkolla”.

Në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK. Gjithashtu në stërvitje ju kanë bashkuar dy basketbollistet e Kosovës, Agnesa Rrahmani e Besjana Martinaj, si dhe Bleonis Tanushi në Gjakovë.

Ata kanë qenë në vizitë në Shkollën e Mesme të Ulët “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës dhe “Dëshmorët e Kombit” në Baran të Pejës.

Gjatë vizitës kanë shpërndarë bluza për fëmijët e programit.

"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3x3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: