Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

19/03/2021

Në një ndeshje dramatike në fund, Bashkimi ka mundur Prishtinën si mysafir 63:64 (9:19, 14:15, 15:19, 25:11), në kuadër të javës së 18-të në EBC Ligën e Femrave.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar në tërësi çerekun e parë, ku epërsinë më të lartë e kishte 5:19, derisa kjo pjesë përfundon 9:19. Duhet cekur se në fillim të ndeshjes u lëndua Saranda Daci, pas një përplasje me bashkëlojtaren Marigona Rushiti dhe përkundër rikthimit në parket, nuk ishte në formën më të mirë për shkak të lëndimit. Perioda e dytë ishte më e baraspeshuar, ku përkundër tenimit të Prishtinës, vashat mysafire ruajtën epërsinë, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 23:34.

Bashkimi e thelloi edhe më shumë epërsinë në periudhën e tretë, ku më e larta ishte 35:51, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:53. Skuadra prishtinase e nisi më mirë çerekun e fundit me një seri prej 10:0. Vashat prishtinase arritën të afrojnë shifrat në 63:64, 37 sekonda nga fundi dhe në sekondat e fundit kishin mundësinë me anë të Fjolla Ajetit të fitojnë ndeshjen, e cila nuk ishte e saktë për tri pikë dhe vashat prizrenase triumfuan 63:64.

Te Prishtina u dallua Enxhi Xhanaj me 27 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, derisa te Bashkimi u dallua Aisha Balarabe me 18 pikë e 18 kërcime.

Prishtina ka 11 fitore dhe 7 humbje, kurse Bashkimi 16 fitore dhe dy humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners