Dominim i pejanëve, mundin prizrenasit

Dominim i pejanëve, mundin prizrenasit

20/03/2021

Peja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 65:79 (14:23, 15:21, 14:16, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e parë, derisa 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 14:23. Pejanët nuk e ndalën ritmin as në periudhën e dytë, duke ngritur shifrat, ku epërsinë më të lartë e kishte 27:43, derisa pjesa e parë përfundon 29:44.

Peja vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në periodën e tretë, ku nuk e lëshoi epërsinë e krijuar, për më tepër e ngriti në 17 pikë, 43:60, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Epërsia e verdhezinjve shkoi deri në 25 pikë, 46:71, derisa triumfuan në fund me meritë 65:79.

Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Brandon Walters me 32 pikë e 24 kërcime, ku indeksin e ndeshjes e kishte 51.

Bashkimi ka 11 fitore dhe 14 humbje, kurse Peja 13 fitore dhe 12 humbje. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners