Xhiroja e 18-të në EBC Ligën e Ligën ka dhuruar ndeshje mjaft interesante, ku derbi u zhvillua mes Prishtinës dhe Bashkimit, që u fitua nga skuadra prizrenase 63:64.
Basketbollistja më e mirë në parket ishte Aisha Balarabe me 18 pikë, 18 kërcime, katër asistime dhe dy vjedhje të topit. Indeksin e lojës e kishte 34, apo më të lartin në këtë ballafaqim. Kjo nuk është hera që qendra e skuadrës prizrenase zgjedhet MVP e javës në EBC Ligën e Femrave.
Bashkimi është lider me 16 fitore dhe dy humbje, duke qenë bindshëm në vendin e parë, katër pike më shumë se Penza në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Prishtina e Vëllaznimi.