Bora ka shënuar fitore bindëse në finalen e parë të finales së “Play-offit” të Ligës së Parë të meshkujve.
Bora fitoi ndaj New Basket 106:64 (25:6, 29:21, 38:15, 14:22).
Prishtinasit ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes, duke arritur fitore bindëse.
Te vendasit u dalluan Tyus Jefferson me 20 pikë dhe Adhurim Aliaj me 16 pikë e 12 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Isaac Hill me 21 pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Prizren. Skuadra që shënon dy fitore, shpallet kampion dhe do të luajë edicionin e ardhshëm në Prince Caffe Superligë, derisa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të “Play-out”-it për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.