26/03/2024 FBK

Bordi i FIBA Evropës mbajti takimin e radhës në Gjibraltar

Takimi i tretë i Bordit të FIBA Evropës për periudhën 2023-2027 është mbajtur në fundjavën e kaluar në Gjibraltar.

Ministri i Sportit i të Gjibraltarit, z. Leslie Bruzon e ka bërë hapjen, duke ofruar një mikpritje të ngrohtë për të pranishmit, si dhe duke lavdëruar lidhjet e forta mes Gjibraltarit dhe botës së sportit dhe FIBA-s.

Mbledhjen e ka udhëhequr Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, ndërsa Presidenti i FIBA-s, Sheikh Saud Ali Al Thani, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak ishin të pranishëm.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe anëtari i Bordit të FIBA Evropës, Arben Fetahu, njëherësh Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Gjatë takimit u diskutuan temat kyçe të mëposhtme:

Garat e klubeve 2023-24, ku u  prezantuan raportet për rrjedhën e garave, të cilat janë në fazën finale të tyre. Garbajosa konfirmoi se FIBA Evropa në bashkëpunim me të gjithë partnerët përkatës janë duke punuar në një plan strategjik dhe një angazhim për të ngritur nivelin e garave të klubeve.

Projekti FIBA  Time-Out 3.0, ku Bordi miratoi vazhdimin e programit Time-Out që synon të ofrojë kualifikime akademike për ish basketbollistë e ish basketbollistet elitare, në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Dy edicionet e mëparshme të programit janë vlerësuar botërisht si një sukses i jashtëzakonshëm.

Garat e ekipeve nacionale të kualifikimeve dhe parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 në të dyja konkurrencat, si dhe FIBA Kupën e Botës 2027 ku u theksua rritja e shikueshmërisë në ndeshjet e basketbollit duke dëshmuar sërish dëshirën e tifozëve për të parë kombëtaret e tyre duke luajtur në shtëpi.

FIBA EuroBasket 2025 dhe FIBA Women's EuroBasket 2025;

FIBA Women's EuroBasket 2027 dhe FIBA EuroBasket 2029;

FIBA Youth EuroBasket;

FIBA Kampionatet Evropiane për Shtetet të Vogla.

Duhet theksuar se Bordi i FIBA Evropës ka miratuar kriteret e aplikimit për një Projekt Special (2024-2027) sipas të cilit çdo vit dhe bazuar në rekomandimet e Komitetit Menaxhues, 10 Federata Nacionale të vogla dhe të mesme do të marrin mbështetje financiare shtesë.

Gjithashtu Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që të rritë mbështetjen financiare për projektin FIBA Europe Girls Program (Her World, Her Rules) nga viti 2025 prej 500 mijë euro në 842 mijë euro.

Takimi i radhës i Bordit dhe Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës do të zhvillohen në Portoroz të Sllovenisë në muajin maj. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: