28/03/2024 FBK

Çerekfinalet e dyta në Final 8 Liga Unike Lajthiza

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të Final 8 Liga Unike Lajthizës, që po mbahet në Vlorë.

Në takimin e parë do të ndeshen Peja me Teutën e Durrësit, ku fituesi në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin, që kishte mundur Tiranën, një ditë më herët.

Ndërkohë, sfida e dytë e sotme është mes Besëlidhjës dhe Sigal Prishtinës. Fituesi i kësaj ndeshje, në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, që mundi Kamzën.

Final 8 i Liga Unike Lajthizës po zhvillohet në qytetin e bukur dhe historik, Vlorë, ku dje është zhvilluar edhe ceremonia hapëse.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, kurse finalja dhe ndeshja për vendin e tretë, të dielën.

Ndeshjet transmetohen në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion dhe Kujtesa për Kosovë.

Orari

28 mars

16:00 Peja-Teuta

19:00 Besëlidhja-Sigal Prishtina

29 mars

16:00 Gjysmëfinalja 1 (Peja/Teuta vs Golden Eagle Ylli)

19:00 Gjysmëfinalja 2 (Trepça vs Besëlidhja-Sigal Prishtina)

31 mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: