31/03/2024 LIGA UNIKE

Super finalja e Ligës Unike në Vlorë

Festivali i basketbollit në Vlorë do të përmbyllet sonte me super finalen mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në Vlorë, ku nga 27 Marsi është zhvilluar Final 8 Liga Unike Lajthiza, me pjesëmarrjen e tetë skuadrave, katër nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

Ylli kërkon titullin e dytë të Ligës Unike, që është formuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit, derisa mitrovicasit titullin e parë në këtë ligë. Mitrovicasit kishin triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare.

Therandasit në çerekfinale fituan ndaj Tirana Neptun me shifrat 56:92, derisa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:62, kurse Trepça në çerekfinale fitoi ndaj Kamzës 90:46, kurse në gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës 83:80.

Kjo është hera e tretë radhazi që Ylli gjendet në finale. Gjithashtu sonte shpallet edhe lojtari më i mirë i Final 8, MVP.

Ndeshja për vendin e tretë e paraparë mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, nuk do të zhvillohet për shkak të tërheqjes së klubit bardhekaltër.

Ndeshja transmetohet në RTSH për Shqipëri dhe Art Motion e Kujtesa për Kosovë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: