Bashkimi ka shënuar fitore edhe në finalen e dytë të playoff-it me rezultat 62:67 (15:20,10:14,16:19,21:14).
Bashkimi e filloi më mirë ndeshjen duke arritur që të krijoj epërsi prej 5 pikësh në 10 minutat e parë. E ngjashëm vazhdoi edhe në periudhën e dytë ku Bashkimi e mbylli me pjesën e parë me rezultat të përgjithshëm 25:34.
Çerekun e tretë Prishtina e mbyll me rezultat 16:19 por i pamjaftueshëm për ta barazuar rezultatin e krijuar nga Bashkimi. Kurse në periudhën e fundit u zhvillua lojë super interesante, Prishtina pati super-seri prej 21:14 ku edhe arriti ta barazoj rezultatin në 60:60 por Bashkimi ishte skuadër më e koncentruar ku edhe triumfoi me rezultat të ngushtë 62:67.
Lojtarja më e dalluar e kësaj finale ishte Adrienne Williams Godbold e Bashkimit me 19 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.
Finalja e tretë zhvillohet të martën më 9 prill në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”, në rast se Bashkimi triumfon do të shpallej Kampione e Kosovës.