Sot ka qenë dita e tretë e turneut të YDF-së për U14 vjeçarët në Rumani. Ky turne do të përfundojë të dielën.
Kosova është përballur me Rumaninë në të dyja konkurrencat.
Vajzat e reja të Kosovës janë mundur me rezultat 83:29. Bora Mullabazi shënoi dhjetë pikë për Kosovën në këtë takim.
Ndërkohë, djemtë e Kosovës janë mundur me shifrat 117:44, ku Lum Gega shënoi 12 pikë për Dardanët e rinj.
Kosova ndeshjet e fundit në këtë turne do t’i ketë të dielën, ku do të përballet me Maqedoninë Veriore.