Shpallja kampion në fund të edicionit është synimi kyç i çdo skuadre.
Ndër vite Superliga e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pasur kampionë të ndryshëm, ndërsa skuadra me më së shumti trofe mbetet Prishtina me gjithsej 11 trofe, që ndër vite është emëruar Universiteti, Sigal Prishtina dhe tani Prishtina.
Skuadra e dytë me më së shumti trofe është Bashkimi me shtatë, kurse Penza e treta me pesë trofe.
Lista e klubeve që janë shpallur kampion:
1999-2000 Bashkimi
2000-01 Universiteti
2001-02 Universiteti
2002-03 Universiteti
2003-04 Universiteti
2004-05 Universiteti
2005-06 Universiteti
2006-07 Bashkimi
2007-08 Bashkimi
2008-09 Bashkimi
2009-10 Bashkimi
2010-11 Penza
2011-12 Penza
2012-13 Sigal Prishtina
2013-14 Sigal Prishtina
2014-15 Prishtina
2015-16 Prishtina
2016-17 Penza
2017-18 Bashkimi
2018-19 Prishtina
2019-20 I ndërprerë për shkak të COVID-19
2020-21 Penza
2021-22 Penza
2022-23 Bashkimi
2023-2024-?