Federata e Basketbollit e Kosovës inkurajon klubet për të deleguar përfaqësues të tyre që të jene pjesë e seminarit dy ditor “Qeverisje e mirë në sport” në datat 13 dhe 14 prill.
Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë (5) qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Krahas ligjëratave nga Agim Çitaku, Drejtor i Institutit të Drejtësisë Sportive (ALSS) si dhe Ennio Bovolenta inspektor në UEFA për Etiken dhe Disiplinën ata do të jenë të hapur për të diskutuar pikat të tjera në interes për ju dhe për të përgjigjur pyetjet tuaja.
Seminari do të zhvillohet në Klan Arena në datat 13 dhe 14 prill duke filluar nga ora 09:00.