12/04/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Nesër zhvillohet seminari “Qeverisja e Mirë në Sport”

Nesër ju ftojmë të merrni pjesë në seminarin e rëndësishëm "Qeverisja e Mirë në Sport", i cili do të zhvillohet përgjatë dy ditëve në datat 13 e 14 prill 2024, duke filluar nga ora 09:00.

Ky seminar ofron një mundësi unike për të mësuar strategjitë dhe praktikat më të mira në qeverisjen e sportit, duke përfshirë certifikim nga Academy of Leadership Sciences Switzerland për pjesëmarrësit e kualifikuar.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë (5) qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Mos e humbisni këtë rast për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe për të kontribuar në zhvillimin e basketbollit në Kosovë!

Seminari do të mbahet në Klan Arena gjatë datave 13 dhe 14 prill nga ora 09:00.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: