Peja ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.
Kampionët e Kosovës janë mundur PAYBL AEL Limassol me rezultat 99:94, në Final 4, që po zhvillohet, pikërisht në Qipro.
Pjesa e parë ka qenë tërësisht e barabartë, ku çereku i parë përfundoi 21:22, derisa periudha e dytë 28:28, por dallimi vendimtar u bë në periudhën e tretë, ku vendasit e fituan 30:24 dhe menaxhuan epërsinë për të fituar në fund me pesë pikë dallim, 99:94.
Te verdhezinjtë, Deandre Davis shënoi 24 pikë, Justin Davis 23 dhe Jimmy Hall JR 22.
Peja të dielën do të ndeshet me Lovcen për vendin e tretë, pasi skuadra malazeze është mundur nga Sigal Prishtina, që janë kualifikuar në finale, ku do të përballen me PAYBL AEL Limassol, të dielën nga ora 19:30.