Ka përfunduar me sukses kursi i gjashtë i trajnerëve, FIBA WABC Niveli 1.
Ky kurs është organizuar nga 9 deri më 14 prill në “ISP Marigona”, ku për gjashtë ditë intensive ka ligjëruar Instruktori i FIBA-s, Rui Alves nga Portugalia.
Kursi është organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në fund të Kursit, të gjithë trajnerët/et i janë nënshtruar testimeve teorike dhe praktike.
Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.