17/04/2024 FBK

FBK, shpalos detajet e eventeve të verës në Panairin e Turizmit dhe Sportit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpalosur detajet për eventet e verës që do t’i organizojë në Panairin e Turizimit dhe Sportit.

Ky Panair është hapur dje, derisa përfundoi sot. FBK, për herë të dytë radhazi ishte pjesëmarrëse e këtij Panairi.

Zyrtarët e FBK-së kanë informuar të pranishmit për ngjarjet e basketbollit, duke i ftuar të marrin pjesë dhe sigurisht të përkrahin Kosovën në këto gara.  

FBK në këtë Panair ka prezantuar eventet gjatë verës që do t’i organizojë: FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla - Femrat, FIBA 3x3 Women’s Series, FIBA 3x3 Challenger Prishtina, FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C për Femra, si dhe për Basketbollin 3x3 në kuadër të Projektit “Sport në Shkolla”.

Po ashtu FBK ka shpërndarë edhe dhurata, ndërsa një numër i madh i të pranishmëve është interesuar për eventet e FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: