Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit do të përcaktojë skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.
Sfidën e parë e fituan bardhekaltrit 72:64, derisa në takimin e dytë fituan kuqezinjtë me rezultat 66:65.
Përballja e sotme është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje.
Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, që përfundoi garat e para me 25 fitore e tri humbje, duke pasur edhe epërsinë e terrenit vendas, kurse sfida tjetër gjysmëfinale është Peja-Golden Eagle Ylli.
Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, derisa në finale, skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.