Granit Rugova është emëruar Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Bordi i FBK-së e ka miratuar emërimin e Rugovës, pas propozimit nga Komisioni për Intervista.
Rugova rikthehet në Federatën e Basketbollit të Kosovës pas dy vjetësh, ku ishte Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.
Graniti ka qenë basketbollist i Kosovës, si dhe basketbollist i Prishtinës, ku ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, derisa për një edicion ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit.
Ai së fundi ka qenë Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës.
Kujtojmë se, Graniti ka përfunduar me sukses programin e FIBA-s, FIBA Time Out 2.0.
Me përvojën e tij, Granit Rugova do të jetë një vlerë e shtuar për FBK-në dhe do të ndihmojë në Zhvillimin e Programeve dhe Projekteve.