13/05/2024 FBK

Thirrje e hapur: Programi FIBA TIME-OUT 3.0

Programi i njohur i FIBA-s, TIME-OUT, vazhdon me edicionin e tretë!

Programi i rëndësishëm TIME-OUT, nga FIBA në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar, synon të ofrojë kualifikime akademike për ish-lojtarët/et elitar/e dhe përqendrohet në karrierën e dyfishtë të lojtarëve/eve të basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të ketë mundësinë të propozojë kandidatë nga Kosova bazuar në kriteret e përzgjedhjes të caktuar nga FIBA.

Kandidatët duhet të jenë të ish-lojtarë/e elitar/e, të pensionuar së fundmi ose në fazën përfundimtare të karrierës së tyre sportive.

Për çfarëdo informatë shtesë, mos hezitoni të kontaktoni në adresën sekretari@basketbolli.com.

Afati për aplikim:

24 Maj, 2024

Çfarë e bën të veçantë Programin TIME-OUT?

Në krahasim me çdo diplomë tjetër në menaxhimin sportiv, ky program ka prioritet specifikat e basketbollit përgjatë gjithë procesit akademik, i cili do të përfshijë dhjetë module të fokusuara në parimet bazë të drejtimit të një organizate basketbolli. Kjo do të arrihet përmes ligjëratave, seminareve dhe punëtorive që do mbahen në ngjarje sportive, në mjedisin akademik ose në zyrat e FIBA-s.

Modulet e TIME-OUT 3.0:

  • Struktura e basketbollit në nivel global
  • Qeverisja e Mirë dhe Integriteti në Sport
  • Administrimi dhe Çështjet Operacionale
  • Planifikim Strategjik
  • Menaxhimi i Projekteve
  • Menaxhimi i Garave dhe Ngjarjeve Sportive
  • Programet dhe Projektet Zhvillimore
  • Basketbolli 3x3
  • Marketingu
  • Komunikimi

Profili i Kandidatit/es

  • Të ketë angazhim të plotë ndaj programit dhe të marrë pjesë në të gjitha seancat, punëtoritë dhe seminaret fizikisht dhe online
  • Lojtar/e elitar/e të pensionuar së fundmi ose në fazën përfundimtare të karrierës së tyre sportive (mosha 30-40 vjeç)
  • Duhet të ketë luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, ose në nivelin më të lartë kombëtar
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (të shkruar dhe verbale)
  • Mund të jetë ish-pjesëmarrës/e në programet WiLEAD ose SWISH+

Procesi i përzgjedhjes

  1. Dërgoni CV-në tuaj në email adresën sekretari@basketbolli.com
  2. Kandidatët që përmbushin kriteret do të ftohen për intervistim para Komisionit për Intervista në FBK
  3. Kandidatët e përzgjedhur më pas do të propozohen te FIBA, ndërkaq është FIBA që vendos për pranimin e tyre në program
  4. Në rast të përzgjedhjes nga FIBA, do të njoftoheni për procedurat e mëtutjeshme.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: