30/05/2024 FBK

Kampanja “Her World, Her Rules” në Shkollën Gjermane në Prishtinë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar me kampanjën “Her World, Her Rules”.

Kësaj radhe është vizituar Shkolla Gjermane në Prishtinë.

Në këtë vizitë kanë marrë pjesë dy basketbollistet e Kosovës, Arbnore Përquku dhe Etna Rexhepi, Anëtarja e Bordit të FBK-së dhe ish-basketbollistja Teuta Abdullahu, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK dhe ish-basketbollisti Granit Rugova.

Në vizitën në Shkollën Gjermane në Prishtinë, kanë qenë të pranishëm një numër i madh i fëmijëve.

Fëmijët kanë pasur rastin të mësojnë më shumë për basketboll nga ish-lojtaret/ët, të cilët kanë ndarë përvojën e tyre.

Gjithashtu fëmijëve u është treguar për rëndësinë që ka sporti, përkatësisht basketbolli dhe sa e rëndësishme është që të luajnë basketboll.

Kjo vizitë është bërë në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program, tash e gjashtë vjet dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: