Për herë të parë në Kosovë do të organizohet garën FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier.
Kjo garë do të mbahet më 8 dhe 9 qershor, në Sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
Në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier do të përfaqësohet edhe Kosova në të dyja konkurrencat.
Në ekipin e femrave do të paraqiten Aulona Muhadri, Astera Tuhina, Enisa Kamerolli dhe Agnesa Rrahmani.
Ndërkohë, në ekipin e meshkujve të Kosovës janë gjashtë lojtarë që po përgatiten, derisa në fund do të përzgjidhen katër lojtarë, që do të garojnë në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier.
Gjashtë lojtarët e grumbulluar janë: Mirlind Zekaj, Kujtim Ujkani, Burim Zekiqi, Donat Rexhepi, Atik Koshi dhe Ardit Pepaj.