Kosova në të dyja konkurrencat për U14 do të marrë pjesë në turneun e YFD-së.
Ky turne, që është i përkrahur nga FIBA, kësaj radhe do të zhvillohet në Turqi nga 6 deri më 10 qershor.
Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.
Para udhëtimit në Turqi janë përzgjedhur 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovë në këtë turne të FIBA-s nga trajnerët Driton Obërtinca te meshkujt dhe Hasan Bytyqi te femrat.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Orari
6 qershor
13:00 Kosova-Bullgaria (femrat)
15:00 Kosova-Bullgaria (meshkujt)
7 qershor
16:00 Turqia-Kosova (femrat)
18:00 Turqia-Kosova (meshkujt)
8 qershor
12:00 Rumania-Kosova (femrat)
14:00 Rumania-Kosova (meshkujt)
9 qershor
10:00 Kosova-Maqedonia Veriore (femrat)
14:00 Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt)
12-shja te meshkujt
Elod Vokshi
Orik Istrefi
Narti Kasapolli
Elmedin Kadri
Daris Mandro
Alk Salihu
Almuid Selmani
Ramiz Dumbo
Mal Gashi
Lum Gega
Blert Kadriu
Don Uka
Trajner: Driton Obërtinca, ndihmëstrajner: Elbesar Gështenja
12-shja te femrat
Gerta Hoti
Era Muzliukaj
Leonida Prekazi
Raesa Dogani
Kanita Eminoviq
Dea Uka
Era Haziri
Andrra Rudi
Bora Mullabazi
Anisa Morina
Odeta Sejdiu
Rina Shala
Trajner: Hasan Bytyqi, ndihmëstrajner: Melda Baliqi