Vashat e Kosovës luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit që të fitojnë.
Dardanet kanë pësuar humbje nga Qipro me 14:17, në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup, që po zhvillohet në Prishtinë dhe përfundon nesër, me finalet në të dyja konkurrencat.
Agnesa Rrahmani shënoi shtatë pikë te Kosova, Astera Tuhina kontribuoi me pesë dhe Enisa Kamerolli me dy.
Dardanet ishin shumë afër fitores në ndeshjen ndaj Irlandës, por pësuan 17:15.
Astera Tuhina shënoi nëntë pikë për Kosovën, Enisa Kamerolli shtoi katër dhe Agnesa Rrahmani dy.
Ndeshja e fundit do të jetë ndaj Andorrës, që zhvillohet nesër dhe u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut pranë rezultatit 3:5.