08/06/2024 FBK

Paraqitja e Dardanëve në Ditën e parë të FIBA 3x3 Europe Cup

Kosova te meshkujt ka pësuar humbje nga Azerbajxhani me rezultat 14:10, në ndeshjen e parë për Dardanët në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier, që po zhvillohet në Prishtinë.

Te Dardanët gjashtë pikë shënoi Burim Zekiqi, tri shtoi Ardit Pepaj dhe një Atik Koshi.

Kosova ndeshjen e dytë e humbi nga Shqipëria me rezultat 21:13.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi deri në fund ishin në epërsi, për të fituar në fund me tetë pikë dallim.

Për Shqipërinë ishte fitorja e parë, derisa humbja e dytë për Kosovën.

Dardanët të dielën do të përballen edhe me Qipron e Armeninë në Grupin B.

Gara e FIBA 3x3 Europe Cup për herë të parë po zhvillohet në Prishtinë, ku do të përfundojë të dielën.

Në këtë garë po marrin pjesë 16 ekipe nga nëntë shtete në të dyja konkurrencat.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: