Përfundon turneu i YDF-së në Turqi
Në Turqi është zhvilluar turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat.
Në këtë Program të FIBA-s janë pjesëmarrëse pesë federata: Kosova, Turqia, Maqedonia Veriore, Rumania dhe Bullgaria.
Në turneun në Turqi, Kosova mori pjesë në të dyja konkurrencat, ku U14 kanë dhënë maksimumin e tyre.
Vashat e Kosovës kishin një fitore, ndaj Maqedonisë Veriore 62:60, derisa pësuan tri humbje, kurse djemtë pësuan në katër sfidat e zhvilluara.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Rezultatet
6 qershor
Kosova-Bullgaria (femrat) 47:73
Kosova-Bullgaria (meshkujt) 66:89
7 qershor
Turqia-Kosova (femrat) 82:45
Turqia-Kosova (meshkujt) 107:42
8 qershor
Rumania-Kosova (femrat) 88:64
Rumania-Kosova (meshkujt) 81:48
9 qershor
Kosova-Maqedonia Veriore (femrat) 62:60
Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt) 72:102