Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve ka marrë pjesë në turneun “Balkanic International Tournament” në Cluj të Rumanisë.
Dardanët e rinj në këtë turne kanë zhvilluar katër ndeshje, që ju ndihmon para garave ndërkombëtare.
Të gjitha ndeshjet e Kosovës kanë qenë të rezultate të ngushta, derisa përzgjedhësi i Kosovës për U20, Dritëro Sefaja ka parë formën e lojtarëve dhe paraqitjet e tyre para ndeshjeve ndërkombëtare.
Në sfidën e parë, Kosova fitoi ndaj Bullgarisë me një pikë dallim, 71:72, derisa në ndeshjen e dytë pësoi nga Rumania 72:74.
Në takimin e tretë në këtë turne, Kosova humbi nga Greqia 70:59, kurse në ndeshjen e fundit pësoi nga Bullgaria 62:68.
Kosova U20 ka filluar përgatitjet më 10 qershor dhe do t’i vazhdojë në Prishtinë para FIBA U20 Eurobasket, Divizioni B, që zhvillohet në Rumani më 12-21 korrik.
Ndërkohë, Kosova U20 te meshkujt garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë.
Rezultatet
Bullgaria-Kosova 71:72
Kosova-Rumania 72:74
Greqia-Kosova 70:59
Kosova-Bullgaria 62:68