FIBA Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla do të vazhdojë edhe në fundjavë.
Në gjysmëfinale të shtunën do të ndeshen Norvegjia me Qipron dhe Malta me Shqipërinë.
Ndërkohë, për vendet 5-8 do të luajnë Kosova me Andorrën dhe Armenia me Gjeorgjinë.
Në Grupin A, Malta ishte e para me tri fitore, Qipro e dyta me dy fitore e një humbje, Kosova e treta me një fitore e dy humbje dhe Gjeorgjia e fundit me tri humbje.
Ndërkohë, në Grupin B, Norvegjia ishte e para me tri fitore, Shqipëria e dyta me dy fitore e një humbje, Armenia e treta me një fitore e dy humbje dhe Andorra e fundit me tri humbje.