29/06/2024 FBK

Malta-Norvegjia, finalja e Evropianit

Malta-Norvegjia është finalja e FIBA Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla që po zhvillohet në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen e parë, Malta mundi Shqipërinë me rezultat 75:62, derisa Norvegjia ishte bindshëm më e mirë se Qipro, duke e mundur me shifrat 72:31.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 20:30, derisa ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros nga ora 18:00.

Kosova-Armenia është ndeshja për vendin e pestë, nga ora 15:30, kurse sfida për vendin e shtatë do të zhvillohet ndërmjet Andorrës dhe Gjeorgjisë nga ora 13:00.

Kjo është hera e parë që Kosova e organizon një event të tillë dhe hera e parë që vashat e Kosovës luajnë në shtëpi.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: